Luani
Keni një dëshirë të madhe për të dashuruar! Do përjetoni një sukses të rëndësishëm, të cilin e kërkonit prej kohësh. Do e ndjeni veten të vënë në lojë, por shpesh do të përfshiheni nga gjendje ankthi dhe rrezikoni që të hidhni çdo gjë në erë. Kjo është dita kur duhet të besoni më shumë në veten tuaj.
Virgjëresha
Nuk e pëlqeni rrëmujën dhe kjo gjë bën që të mërziteni me veten ose me personat që ju rrethojnë. Në këtë periudhë duhet të vlerësoni më mirë edhe miqësitë. Në dashuri nuk duhet ta hapni zemrën qysh në takimet e para. Ndërsa sa i takon punës, do filloni të shijoni kënaqësitë, por për këtë duhet të përkushtoheni më shumë.
Peshorja
Kjo e premte do të jetë një periudhë mjaft e veçantë. Në raportin në çift dhe në familje, parashikohen një sërë tensionesh. Mjafton të shfaqni një sjellje korrekte në dashuri dhe të tregoheni sa më të përgjegjshëm. Duhet të merrni vendime të prera lidhur me atë që vërtetë kërkoni.
Akrepi
Do të jeni të mbushur gjithë dashuri dhe pasion, duke pasur një ditë mjaft pozitive. Megjithatë me ndikimin e Marsit në shenjë, do të përfshiheni në një moment konfuzioni, duke kaluar nga lumturia në trishtim dhe demotivim. Vijoni rrugën tuaj, sidomos nëse keni bërë një njohje prej pak kohësh. Projektet e punës do të ecin më së miri.