Dashi
Kjo e premte do të jetë mjaft e mirë, ku do të përjetoni emocione të forta. Kjo periudhë është mjaft stimuluese, ndaj mos i lini gjërat në mes. Në dashuri mos guxoni, pa qenë të sigurtë 100%, pasi rrezikoni të lëndoni veten.
Demi
Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të lindurit e kësaj shenje. Jeni të dashuruar dhe nuk do arrini që ti fshihni ndjenjat. Ky është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Në ditët në vijim, mund të përballeni me disa të papritura.
Binjakët
Keni nevojë për ndjenja të bukura dhe pozitive, por këtë periudhë keni qenë të largët dhe të përhumbur. Një situatë e cila fillimisht ju është dukur e kënaqshme, mund të kthehet në trysnuese. Puna do të ecë më së miri, dhe rezultatet do të vijojnë në rritje.
Gaforrja
Do të përballeni me disa problematika që do ju rëndojnë. Do të jeni tejet të thelluar lidhur me situatat dhe personat që ju rrethojnë. Do të karakterizoheni nga një energji e pashtershme dhe për këtë arsye do të arrini të konkretizoni një proces të rëndësishëm.