Shigjetari
Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive, ku gjatë saj nuk do të mungojnë mundësitë. Këshillohet që të mos izoloheni por të shikoni përreth dhe të bëni njohje të reja, pasi parashikohen emocione pozitive.
Bricjapi
Ndikimi tranzit i planeteve do të sjellë zhvillime në jetën tuaj, sidomos në dashuri, ku do të ketë probleme. Megjithatë ju keni një sërë rezervash që mund të përdorni, në mënyrë që të ndryshoni në mënyrë radikale jetën tuaj.
Ujori
Do të nisë për ju një fundjavë gjatë së cilës do të keni mundësi që ti dedikoheni dashurisë. Yjet janë në anën tuaj sa i takon ndjenjave, ku do të favorizohen mjaft emocionet pozitive. Edhe miqësitë dhe raportet familjare do të jenë mjaft të favorshme.
Peshqit
Jepuni më shumë hapësirë ndjenjave, por bëni kujdes që të jenë të ekuilibruara. Mos lejoni që t’iu nëpërkëmbin në emër të një dashurie romantike, të idealizuar në fantazinë tuaj. Mundohuni që të qëndroni me këmbë në tokë dhe gjëja e parë që duhet të bëni është që të vlerësoni veten. Vetëm në këtë mënyrë do ju vlerësojnë edhe të tjerët.