Luani
Yjet janë në anën tuaj, por pavarësisht kësaj do të jeni të lodhur dhe do të keni nevojë për më shumë relaks. Bëni mirë që këtë fundjavë t’ia dedikoni dashurisë.
Virgjëresha
Përfitoni nga kjo fundjavë për tu relaksuar dhe për ti shtyrë për në maj, problemet lidhur me punën. Kjo nuk është periudha më e mirë për të diskutuar për gjërat më të rëndësishme në jetën tuaj profesionale. Bëni mirë që ti shtyni angazhimet për pak kohë, në mënyrë që ti keni planetet në favorin tuaj.
Peshorja
Parashikohet një ditë më e mirë në raport me atë që keni lënë pas. Probleme të vogla mund të ketë në sferën sentimentale, ndaj bëni kujdes ndaj fjalëve që do të thoni. Qartësohuni me veten dhe nëse shihni se një lidhje nuk funksionon, më mirë ndërpriteni.
Akrepi
Për të jetuar më mirë të tashmen, është shumë e rëndësishme që të mos harrohet e kaluara dhe çfarë ju ka bërë të ndiheni keq. Është e kotë të shpresoni për diçka që nuk ka kthim, pasi e ardhmja do të jetë më e mirë. Mundohuni që të shmangni konfliktet.