Dashi
Yjet do të kenë ndikim mjaft të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, ku parashikohen një sërë mundësish në sferën profesionale dhe atë sentimentale. Sigurisht që do të varet prej jush që të mos i lini që t’iu ikin nga duart. Shfrytëzoni çdo kontakt të mundshëm dhe vlerësoni situatat me të cilat do të përballeni.
Demi
Duhet shumë durim, pasi kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur dhe jo për fajin tuaj. Ju do të jepni maksimumin tuaj, por jeni të rrethuar nga njerëz që nuk ju përshtaten, ndaj kini durim.
Binjakët
Nuk do të jetë ndër ditët më të mira të javës, por gjithsesi nuk do të jetë negative. Duhet të tregoni më shumë kujdes për ndjenjat, për shkak se jeni përballur me një sërë problemesh dhe e keni lënë pas dore dashurinë. Ka ardhur momenti që të merrni masa dhe të rikuperoni gabimet e së kaluarës.
Gaforrja
Në dashuri ka probleme të cilat kërkojnë zgjidhje. Mendoni se partneri/ja mund t’iu lexojë mendimet, por kjo gjë nuk do të ndodhë, ndaj hapuni sa më shumë dhe flisni qartë. Keni nevojë për një qartësi mendore, të cilën momentalisht nuk e keni.