Shigjetari
Kjo ditë është mjaft e rëndësishme, ku do të kërkoni të jeni të lirë për të vepruar, si dhe për të bërë diçka të bukur për të rizgjuar optimizmin dhe dëshirën tuaj të brendshme. Kjo e premte favorizon raportet sociale si dhe emocionet e reja.
Bricjapi
Këshillohet që të merrni një periudhë për të reflektuar me veten. Është e rëndësishme që të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë nga vetja dhe të tjerët. Duket sikur inatin e keni me gjithë botën dhe e kundërta, por nuk është kështu. Duhet vetëm të qartësoni situatën.
Ujori
Kjo e premte sjell me vete dëshirën për njohje të reja dhe jo vetëm në dashuri. Ndikimi i Uranit tek të lindurit e kësaj shenje, mund të sjell një ndryshim të papritur. Parashikohen shkurtime shpenzimesh dhe mbyllje të fazave tejet të rëndësishme. Kjo është dita e duhur për të folur hapur me persona, të cilët mund të ndryshojnë jetën tuaj. Përballuni sa më parë me problemet.
Peshqit
Nëse jeni të dyjëzuar mes dy historive të dashurisë, ky është momenti për të bërë një zgjedhje, pasi po torturoni veten. Zemra juaj së fundmi ka qenë e trazuar nga emocionet, të cilat vështirë se mund të menaxhohen. Të gjitha zgjedhjet e bëra gjatë këtij muaji, do të marrin drejtimin e duhur.