Dashi
Kjo ditë do të jetë e mbushur me dyshime. Bëni kujdes ndaj personave që duan t’iu frenojnë, pasi nuk do të jenë dakord me projektet që ju i keni përzemër. Parashikohen konflikte të vogla në dashuri. Do të jeni të dyjëzuar mes historive të së kaluarës dhe atyre të lindura së fundmi.
Demi
E premtja është një ditë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Nëse duhet të organizoni një takim, kjo ditë premton shumë. Po ashtu është ideale për të rikuperuar energjinë dhe formën fizike. Dashuritë e lindura prej pak kohësh, do të duhet të kalojnë disa prova.
Binjakët
Po afron fundi i muajit dhe kjo është diçka mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, pasi presin disa zgjidhje. Mbani parasysh se një ndryshim në punë ose në dashuri, duhet menaxhuar me kujdes. Sa i takon ndjenjave, ky është momenti për të shëruar plagët.
Gaforrja
Do të keni dëshirë për të provuar një dashuri, por bëni kujdes të mos e teproni me kërkesat tuaja. Prej disa kohësh, nuk ka asgjë që t’iu pëlqejë dhe do e gjeni veten të dyjëzuar. Ndikimi i kundërt i Saturnit, parashikon momente tensioni.