Shigjetari
Do të ndiheni shumë energjik, ku ardhja e pranverës ju bën të ndiheni mirë si dhe parashikohen momente të mira sa i takon dashurisë. Pikërisht në këtë drejtim pritet një rizgjim i ndjenjave. Bëni qartësi me zemrën tuaj, ka ardhur momenti i duhur.
Bricjapi
Dita nuk do të jetë në ritmin e duhur, dhe sforcimet që do të bëni nuk do të marrin rezultatet e pritura. Mos fajësoni veten, ndoshta nuk do të kuptoheni nga ata që ju rrethojnë. Mundohuni që të ndryshoni strategji, ose të paktën shmangni tensionet.
Ujori
Kjo e premte parashikohet të jetë mjaft e bukur, sidomos për takimet dhe ndjenjat. Përfitoni nga ko ditë për të sqaruar konfliktet, për të bërë propozimet dhe për të ekspozuar projektet tuaja në çdo fushë.
Peshqit
Do të jetë një ditë mjaft pozitive dhe interesante, ku ekziston mundësia për të bërë takimet e duhura. Ndaj është e nevojshme që të jeni të hapur, të lini pas krahëve trishtimin e së kaluarës dhe të shikoni me besim të ardhmen.