Luani
Nuk do të jetë një ditë aspak pozitive, për shkak të ndonjë të papriture në sferën sentimentale. Mundohuni që të shmangni diskutimet dhe polemikat, ose të paktën ulni tonin e zërit, në mënyrë që të gjeni një marrëveshje të re, pasi gjërat mund të sistemohen shumë shpejt.
Virgjëresha
Kjo e premte është një ditë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos sa i takon ndjenjave. Guxoni, flisni, bëni projekte: yjet janë në anën tuaj!
Peshorja
Jeni në një fazë të acaruar, gjatë së cilës do të gjeni forcën për të përballuar çdo vështirësi. Fundjava do të sjellë rikuperim, ku do të çoni përpara me vendosmëri gjithë gjërat që i keni përzemër.
Akrepi
E premtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave. Duhet të tregoheni më të hapur me të tjerët dhe të jeni më të shoqërueshëm.Ju pret një fundjavë përgjithësisht e bukur.