Horoskopi për ditën e premte, 1 shkurt 2019!

Horoskopi

Luani

Po jetoni një moment force, e cila ka nisur prej disa ditësh. Por kjo e premte është e rëndësishme sa i takon përmirësimit të shëndetit. Bëni kujdes, pasi herë pas here shkoni përtej mundësive tuaja, ndonëse sinjalet e lodhjes kanë nisur që të ndihen.

Virgjëresha

Yjet do të kenë ndikim interesant gjatë kësaj dite, por duhet të programoni diçka të re. Ndikimi i Saturnit do të jetë mjaft interesant, ndërkohë që parashikohet një rikuperim psiko-fizik. Janari ka qenë një muaj i komplikuar për dashurinë, ndërkohë që tani nis rikuperimi.

Peshorja

Të lindurit e kësaj shenje do të ndjejë nevojën për t’u rikthyer në lojë në një sërë sektorësh, sidomos në sferën profesionale.Ka disa çështje familjare, të cilat kërkojnë zgjidhje.

Akrepi

Parashikohet një ditë ideale sa i takon sferës profesionale, nën ndikimin e favorshëm të yjeve. Objektivat dhe projektet do të jenë mjaft të favorshme për tu realizuar, sidomos sa i takon sferës sentimentale.