Dashi
Sektori i financave do jetë pak i dobët sot si pasojë e një investimi të dështuar. Në dashuri duhet të tregoheni paksa më të duruar dhe të pranoni të hapni rrugë ndonjëherë.
Demi
Në fushën e parave do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qëndrueshmëria. Do e dini mirë sa duhet të shpenzoni që të mos keni probleme. Beqaret do arrijnë të realizojnë takime të rëndësishme.
Binjaket
Gjithçka do të ecë siç e keni ëndërruar. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe do i refuzojnë të gjitha ftesat që do iu bëhen.
Në planin financiar nuk do të tregoheni të kujdesshëm.
Gaforrja
Gjendja e të ardhurave do të varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni investimet. Ju qe jeni në një lidhje do kujdeseni shumë që gjërat të ecin më së miri me partnerin.
Luani
Beqarët do fillojnë një lidhje pasionante e cila mund të shkojë shumë mirë. Gjendja e financave do lërë shumë për te dëshiruar. Nga ana tjetër do ju kërkohet të shlyeni ndonjë borxh që keni marrë.
Virgjeresha
Financat do fillojnë të kenë disa përmirësime të vogla. Ditë me fat për bashkëpunime. Në dashuri ndjeni nevojën për tu shprehur në mënyrë të hapur.
Peshorja
Në fushën e parave do të merrni masa strikte dhe falë ndihmës edhe të disa te afërmve do arrini ta stabilizoni gjendjen.
Shfrytëzojini aspektin e mirë planetar.
Akrepi
Gjendja e të ardhurave fatmirësisht nuk do jetë e keqe duke ju lejuar që të bëni disa blerja. Beqarët duhet të tregohen të hapur dhe t’i shprehin ndjenjat e tyre.
Shigjetari
Gjendja do jetë e shkëlqyer edhe falë disa shpërblimeve të majme që mund të merrni. Në planin financiar do ju realizohen shumë synime.
Bricjapi
Gjendja e buxhetit do jetë e favorshme dhe do arrini të kryeni edhe disa transaksione. Do ja arrini qëllimit në dashuri. Beqaret do realizojnë disa takime interesante.
Ujori
Në çështjen e parave do ndërmerrni disa veprime që do e stabilizojnë situatën me shpejt nga sa mendonit. Do kaloni çaste te këndshme me partnerin tuaj.
Peshqit
Beqarët duhet të mos tregohen të paduruar sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme për të cilat mund të pendohen shpejt. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi.