Horoskopi për ditën e mërkurë, 9 janar 2019!

Horoskopi

9jnhr
Dashi

Keni kaluar një periudhë mjaft të tensionuar, ndaj duhet të përqendroheni mbi të gjitha në një reflektim të thellë. Do arrini që të merrni masa përballë situatave me të cilat do të përballeni në fushën profesionale dhe sentimentale.

Demi

Do t’iu duhet të përgatiteni për ndryshime tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe, pavarësisht vendimeve drastike që keni marrë javëve të kaluara. Parashikohet një ditë e mbushur me të reja mjaft të rëndësishme në të gjithë sektorët.

Binjakët

Jeni të përfshirë nga një gjendje pakënaqësie dhe vuajtje, gjë që ka lidhje sidomos me sektorin profesional. Mundohuni që të mos ndaleni vetëm në mendimet negative, pasi zhvillime të reja interesante janë fare pranë.

Gaforrja

Do të përballeni me ndikimet negative të Saturnit në shenjën tuaj, gjë që do të sjellë disa zgjedhje dhe ndryshime drastike në çdo sektorë. Pas shumë përpjekjesh do të arrini që të vini nën kontroll çdo situatë.