Horoskopi për ditën e mërkurë, 7 tetor 2020

Horoskopi

Dashi

Nesër ju mund të mos jeni të interesuar të jeni pjesë e ndonjë aktiviteti në grup, por nëse merrni iniciativën ju mund ta shijoni ditën. Të veçohesh nga të tjerët nuk është gjithmonë zgjedhja e duhur.

Demi

Një mik ose një i afërmi juaj mund t’ju sugjerojë nesër diçka që mund të jetë vërtet e rrezikshme. Mos u mashtroni nëse ata kërkojnë nga ju të investoni kohën dhe paratë tuaja në projekt.

Binjakët

Nesër duhet të mësoni të kontrolloni emocionet tuaja, mos lejoni të drejtoheni prej tyre. Në këtë mënyrë mund të shmangni dhe konfliktet me njerëzit rreth jush.

Gaforrja

Ju nuk jeni tipi i personit që i lini gjërat t’ju kalojnë pa i vënë re. Por nesër duhet të keni kujdes të mos përfshiheni më shumë se sa duhet në punën e një mikut tuaj sepse do ta kishit të vështirë të dilnit prej saj.

Luani

Nuk duhet të tregoheni shumë impulsivë ditën e nesërme. Nëse një mik ose i afërmi juaj thotë diçka që nuk iu pëlqen nuk është sepse ata duan t’ju lëndojnë, por sepse ata mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër për këtë çështje.

Virgjëresha

Nesër ju keni një plan dhe një qëlllim për të arritur. Mos u tregoni shumë ambicioz sepse më shumë se gjithçka tjetër, ju duhet të jeni 100 përqind të bindur se rruga e veprimit që do të ndërmerrni është më e mira.

Peshorja

Nesër dikush do tregohet tepër nervoz me ju, por bëni mirë të ruani qetësinë sepse situata mund të kthehet në disfavorin tuaj.

Akrepi

Nëse po përpiqeni t’i detyroni njerëzit të bëjnë gjëra që nuk duan të bëjnë nesër, ju jeni duke kërkuar probleme të mëdha që mund t’ju marrin më tepër kohë sesa jeni duke menduar.

Shigjetari

Nesër bëni mirë të drejtoheni nga logjika dhe jo nga ndjenjat tuaja. Në këtë mënyrë do të shmangni rreziqe të mëdha dhe problemet me miqtë.

Bricjapi

Edhe pse gjendeni në një periudhë ku keni një presion të madh, mos u dekurajoni askush nuk është duke planifikuar diçka kundër jush. Frika mund ti dobësojë energjitë tuaja.

Ujori

Mos lejoni që situatat rreth jush të ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore. Qetësohuni sepse asgjë e keqe nuk do të vijë prej tyre për ju personalisht.

Peshqit

Mund të jetë zhgënjyese për ju që dikush nuk është duke lëvizur me ritmin që ju do të dëshironit. Bëni atë që mundeni për t’i përfshirë dhe nxitur, por mos u shqetësoni.