Horoskopi për ditën e mërkurë, 5 dhjetor 2018!

Horoskopi

Shigjetari

Lini mënjanë çdo mburojë dhe përballuni me personin që doni në çdo drejtim. Shpesh i komplikoni raportet tuaja për shkak të mënyrës se si i përjetoni situatat. Ata që janë vetëm dhe që kanë besim në dashuri, do të kenë mundësi shumë të mira gjatë kësaj të mërkure. Në vendin e punës, bazohuni te forca juaj dhe do të arrini rezultate shumë të mira.

Bricjapi

Jeni ende nën ndikimin e disa eksperiencave negative, të cilat i keni përjetuar në dashuri, por mundohuni që të mendoni sa më pozitivisht dhe të përqendroheni tek ajo që po jetoni. Kjo e mërkurë është mjaft e favorshme për punën.

Ujori

Në dashuri mund të keni mundësi të mira për të gjetur ekuilibrin e duhur dhe për të ndjekur zemrën. Duhet të jeni më të kuptueshëm, drejt atyre personave që ju kanë shtrirë dorën. Ata që janë vetëm, duhet të mundohen që të mos stresohen shumë.

Peshqit

Kjo e mërkurë do të sjellë atë që dëshironi në dashuri, nëse vërtetë e doni. Për ata që janë vetëm, do të jetë një ditë mjaft pozitive. Në vendin e punës shumë gjërave të cilave nuk iu shihnit zgjidhje, do mund të zgjidhen vetë në mënyrën e tyre më të mirë.