Horoskopi për ditën e mërkurë, 5 dhjetor 2018!

Horoskopi

Luani

Mundohuni të bëni një periudhë pushim në fushën e ndjenjave dhe të reflektoni më mirë, lidhur me atë që po bëni. Gjithsesi duhet të reflektoni mirë, para se të vendosni ti jepni fund një historie. Ata që janë vetëm, duhet të besojnë më shumë në vete dhe do të korrin sukses. Në punë, nuk duhet të rrëzoheni qysh në pengesën e parë, por mblidhni energjitë dhe ecni përpara me vendosmëri.

Virgjëresha

Buzëqeshuni gjërave që ju tërheqin dhe merreni çdo gjë sa më thjeshtë. Nëse diçka nuk shkon, mundohuni të vini në punë imagjinatën! Disa miqësi virtuale, mund të zhgënjejnë thellësisht ata që janë vetëm. Në sferën profesionale, duhet të bëni durim me mënyrën se si do të shpreheni ndaj të tjerëve.

Peshorja

Në dashuri nuk jeni aspak tolerant, por interesin e partnerit/es, është mirë që ta fitoni. Gjëja më e mirë që duhet të bëni është të dëgjoni zemrën dhe të mos jeni shumë xheloz. Ata që janë vetëm, bëjnë mirë që të mos e vrasin mendjen për kritikat e të tjerëve. Dita do të jetë mjaft e kënaqshme në punë, ku në këtë periudhë po shijoni marrëdhënie të mira me të gjithë.

Akrepi

Nëse keni një projekt sentimental ndërmend, ky është momenti i duhur për të nisur të punoni me të. Takime interesante parashikohen për ata që janë vetëm. Në vendin e punës, pritet që të ketë keqkuptime me miqtë ose kolegët, shkruan noa.al. Bëni mirë që ti merrni sa më lehtë kritikat e të tjerëve në mënyrë që të mos ngarkoni veten.