Horoskopi për ditën e mërkurë, 30 janar 2019!

Horoskopi

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për të marrë konfirmime. Disa prej jush, do të çojnë përpara projekte të rëndësishme. E bukura e të lindurve të kësaj shenje është se nuk dorëzohen kurrë.Edhe për raportin në çift parashikohet një ditë ideale.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin e favorshëm të yjeve, ndaj bëjnë mirë që të përfitojnë. Parashikohet edhe lindja e dashurive të reja apo takimeve interesante. Është e vërtetë që e keni të vështirë që të besoni tek të tjerët, por prej disa kohësh është dikush që ju bën të buzëqeshni.

Ujori

Parashikohen takime mjaft të favorshme. Kush mendon se nuk ka fat në dashuri, duhet të bëj një analizë të kujdesshme të jetës sentimentale, duke kuptuar se në cilën anë duhet të shkojnë. Nuk do të jeni të kënaqur me rutinën e zakonshme dhe do të mundoheni të ndryshoni. Kjo është një ditë kur rekomandohet që të qëndroni më shumë me njeriun e zemrës, pasi parashikohen emocione pozitive.

Peshqit

Kjo e mërkurë nuk do të jetë shumë pozitive, ku parashikohen probleme fizike dhe tensione, edhe në sferën sentimentale. Sa i takon punës, duhet të bëni kujdes për shkak se parashikohen disa konflikte. Do të jeni të lodhur dhe të pafuqishëm, ndaj mundohuni që të jeni të matur.