Luani
Do të jeni të karikuar me shumë energji, të cilën duhet ta kanalizoni në drejtimin e duhur. Sa i takon dashurisë, raportet ndërpersonale dhe miqësitë kanë nevojë për konfirmim. Raportet që nuk ju bindin, bëni mirë që ti lini pas shpine.
Virgjëresha
Mundohuni që të shmangni konfliktet gjatë kësaj dite, edhe sepse gjatë kohëve të fundit nuk keni qenë mirë. Parashikohet një ditë e mbushur me stres dhe vështirësi. Gjithë çfarë duhet të bëni, është që të gjeni paqen me veten dhe të tjerët.
Peshorja
Parashikohet një ditë e vështirë ku disa ekuilibra janë delikate. Nëse veproni me diplomaci do arrini të merrni atë që dëshironi. Kjo është një ditë e rëndësishme për një javë intensive. Nëse disa raporte në çift apo në familje kanë nevojë për ndryshim, ndaj bëni mirë të flisni dhe të sqaroni çdo situatë.
Akrepi
Kjo e mërkurë parashikohet përgjithësisht e qetë, por nuk mund të flisni ende për fitore, për shkak se jeni të përfshirë në një situatë të rëndë në sferën ekonomike dhe profesionale. Do të keni probleme me paratë. Nëse keni nisur një projekt të ri, suksesi nuk do të mungojë, por nuk duhet ta hidhni hapin më shumë nga sa mundeni.