Dashi
Gjatë kësaj të mërkure të lindurit e kësaj shenje do të jenë të dominuar nga një ndjesi nervozizmi në të gjithë sektorët, qoftë në anën sentimentale edhe në atë profesionale. Do të ndjeni nevojën për të pushuar më shumë. Bëni durim edhe dy ditë dhe më tej yjet do të ndryshojnë.
Demi
Parashikohet një ditë interesante për të lindurit e kësaj shenje, por bëni kujdes për shkak të disa problemeve që keni pasur në fillim të javës dhe që do të vijojnë të ndjehen. Megjithatë parashikohet një rikuperim fizik dhe emocional, ndërkohë që kreativiteti juaj do të jetë në maksimum.
Binjakët
Kjo ditë e javës rezulton tejet kaotike sa i takon raporteve sentimentale dhe atyre me kolegët. Mundohuni që të shmangni sa më shumë stresin. Disa raporte miqësore mund të jenë të vështira për tu menaxhuar, pasi parashikohen polemika. Megjithatë priten bashkime dhe takime të kënaqshme.
Gaforrja
Kush ka lindur në këtë shenjë, duhet të përgatitet për të përballuar një sërë sfidash. Mundohuni të mblidhni forcat sidomos sa i takon sferës profesionale, duke planifikuar me detaj çdo angazhim.