Horoskopi për ditën e mërkurë, 3 prill 2019!

Horoskopi

Shigjetari

Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm gjatë kësaj dite, pasi do të ketë trazira në dashuri. Mundohuni që të mos reagoni ndaj provokimeve, por në të njëjtën kohë edhe të mos provokoni, pasi mund ta pësoni më keq.

Bricjapi

Tregohuni të kujdesshëm ndaj zgjedhjeve përfundimtare, në mënyrë që të mos gaboni. Duhet të bëni qartësi dhe të mundoheni që të mbyllni një histori. Kujdes me shpenzimet!

Ujori

Vijon të ketë sërish nervozizëm, ku ndiheni të pakënaqur me mënyrën se si ecin gjërat. Dëshironi që të ndryshoni, por jo gjithmonë është e mundur. Ndonjëherë është më mirë që të përshtateni.

Peshqit

Parashikohet një ditë e bukur sa i takon ndjenjave dhe dashurisë, por vetëm nëse ndërroni sjellje. Kjo pasi ndikoheni shumë nga e kaluara dhe jeni të mbushur me dyshime. Por duhet të jetoni të tashmen, duke u munduar që ti përballoni hap pas hapi problemet.