Horoskopi për ditën e mërkurë, 3 prill 2019!

Horoskopi

Luani

Parashikohet një e mërkurë e mbushur me tension, por që nga dita pasuese situata do të përmirësohet. Këshillohet që të bëni kujdes, sidomos me paratë. Do të përballeni me situata të vështira, por mos kini frikë që të kërkoni ndihmë.

Virgjëresha

Do të përballeni me probleme të vogla të sferës sentimentale. Dashuria do të jetë e mbushur me dyshime dhe ju do të donit që të kishit gjithçka nën kontroll, gjë që nuk është kështu. Kjo është periudha kur duhet të vendosni pikat mbi ‘i’.

Peshorja

Parashikohet një ditë neutrale, gjatë së cilës do të ketë probleme, por edhe kënaqësi. Dëshironi që të përkëdheleni më shumë, të dëgjoheni dhe të kuptoheni më mirë nga njeriu i zemrës dhe personat që ju rrethojnë. Në sferën profesionale, dini si të nxirrni në pah meritat tuaja.

Akrepi

Kjo e mërkurë do të jetë e shkëlqyer në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Përfitoni për të vendosur ekuilibër në jetën sentimentale. Shikoni përpara, pasi keni të gjitha mundësitë për të nisur një jetë më të mirë.