Dashi
Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, ku duhet të mundoheni që të rikuperoni energjinë dhe humorin. Ditët në vijim do të jenë më të mirë. Këshillohet që të gjeni më shumë kohë për tu relaksuar.
Demi
Ndiheni më të fortë, sepse jeni më të fortë! Vështirësitë e kaluara nuk ju kanë rrëzuar, por ju kanë vënë në provë, duke kaluar çdo pengesë. Tashmë gjërat do të jenë më të thjeshta. Kjo e mërkurë është një ditë e shkëlqyer sa i takon punës. Mundohuni vetëm që të jeni më të qetë.
Binjakët
Edhe kjo e mërkurë ashtu si e kaluara, do ju gjej nervoz dhe ku gjatë gjithë kohës, do ju duhet që të ruani qetësinë. Duket sikur të gjithë problemet po shfaqen tani, por duhet të rezistoni dhe të ruani të gjithë gjërat e bukura.
Gaforrja
Kjo ditë është mjaft pozitive për kontaktet profesionale. Mirëpo bëni mirë që të mos harroni dashurinë. Shikoni mirë në zemrën tuaj dhe lërini ndjenjat e lira. Duhet të jeni të kujdesshëm, nëse po jetoni dy histori paralele, pasi do ju duhet të merrni vendim.