Horoskopi për ditën e mërkurë, 24 tetor 2018!

Horoskopi

Luani

Për shkak të natyrës suaj jeni perfeksionistë, sidomos në dashuri. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të përhumbeni plotësisht, pas një personi krejt ndryshe nga ju. Mos lejoni që të humbni emocione të reja, për shkak se keni nevojë për pasion dhe qetësi.

Virgjëresha

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm, me menaxhimin e disa kursimeve ekonomike, pasi nuk mund të humbni një mundësi të mirë për të çuar deri në fund një projekt të ri, për shkak të disa të papriturave të vogla. Në dashuri, duhet të jeni më të përkushtuar.

Peshorja

Ky është një moment shumë i mirë, për të shtënë në dorë negociata dhe marrëveshje të cilat i keni lënë pas dore prej kohësh, për shkak të disa të papriturave në vendin e punës. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohet një ditë, e cila do ju heqë çdo dyshim lidhur me partnerin/en. Lidhur me investimet duhet të jeni më të përqendruar.

Akrepi

Këshillohet që të jeni më diplomatë lidhur me çështjet familjare, pasi parashikohet të ketë momente tensioni. Në dashuri duhet të jeni më të hapur dhe të gatshëm për të arritur stabilitetin e kërkuar.