Horoskopi për ditën e mërkurë, 24 tetor 2018!

Horoskopi

24 horosk
Dashi

Parashikohet një ditë mjaft e tensionuar. Mundohuni që të merrni më shumë kohë që t’iu përkushtoheni disa ndryshimeve ose zgjedhjeve në vendin e punës. Mos lejoni që të ndikoheni nga ankthi i të tjerëve. Në dashuri, duhet të jeni romantik.

Demi

Më në fund do të viheni në provë lidhur me një rrugëtim që keni zgjedhur në të kaluarën. Ky është një moment i rëndësishëm transformimi, i cili do ju bëjë më shumë krenarë për veten tuaj.

Binjakët

Do të jeni në qendër të vëmendjes por nuk do ju vijë keq për këtë gjë, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lënë pas dore. Në dashuri, ka disa vendime të cilat duhen marrë së bashku me partnerin/en.

Gaforrja

Hapet një periudhë tranzicioni mjaft intensive, e cila do ju lejojë që të mbyllni të gjitha raportet me persona të cilët nuk ju bëjnë të ndiheni të kënaqur. Vetëm sepse dikush nuk ndan mendimin tuaj, nuk do të thotë se nuk jeni në gjendje të arrini sukses.