Shigjetari
Duhet të bëni kujdes ndaj ndjenjave gjatë kësaj dite, pasi mund të tërhiqeni nga disa persona dhe kjo periudhë parashikohet kritike, sa i takon sferës sentimentale. Mundohuni që të bëni qartësi me veten, para se të merrni vendime të nxituara.
Bricjapi
Parashikohet një ditë mjaft pozitive për gjithë të lindurit e kësaj shenje. Do mund të korrni një sërë suksesesh, sidomos në sektorin profesional.Nuk përjashtohen mundësitë për takime në sferën sentimentale, për gjithë ata që janë vetëm.
Ujori
Të lindurit e kësaj shenje mund të gjejnë krejt papritur një zgjidhje për problemet e tyre. Në dallim nga situata kritike e javëve të fundit në disa sektorë të jetës, e mërkura parashikohet mjaft pozitive.
Peshqit
Duhet të tregoheni më shumë të gatshëm për të mirëkuptuar të tjerët. Mundohuni që të zgjidhni situatat konfliktuale në disa sektorë, në mënyrë që të gjeni qetësinë.