Shigjetari
Angazhimet po dominojnë jetën tuaj dhe kjo gjë ju shkakton stres dhe probleme. Mundohuni të krijoni pak më shumë hapësirë për veten. Dielli është në anën tuaj dhe do ju mbështes.
Bricjapi
Parashikohet një ditë stresuese, ku gjëja më e mirë që mund të bëni është që të shmangni sa më shumë dëmet. Veproni me kujdes maksimal dhe tregohuni të matur me personat që ju drejtoheni. Nëse mundeni shijoni edhe një moment relaksi.
Ujori
Urani vijon të ketë ndikim rebel tek të lindurit e kësaj shenje, duke sjellë ndryshime të rëndësishme. Bëhet fjalë për zgjedhje pozitive, frytet e së cilave do të shihen pas pak kohësh. Edhe në sferën sentimentale ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka, shkruan noa.al. Ndoshta doni diçka më shumë dhe nuk keni guxim ta kërkoni.
Peshqit
Edhe kjo e mërkurë është një ditë që nuk do kalojë shumë qetë. E keni kokën të mbushur me mendime, por duhet të tregoheni më realist, sidomos në dashuri, nëse së fundmi keni përjetuar një krizë apo ndarje. Është e kotë të projektoni gjëra që nuk përputhjen me realitetin. Përkundrazi duhet të gjeni mënyrën për të vepruar. Ditët më të mira do të jenë në fundjavë.