Luani
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, ku do keni mundësi që ti dedikoheni dashurisë dhe kohës së humbur, sidomos nëse i keni dhënë më shumë hapësirë punës se sa ndjenjave. Mundësi të mira takimesh, parashikohen edhe për ata që janë vetëm.
Virgjëresha
Keni dëshirë për gjëra të reja, pasi pranvera nuk është vetëm në ajër, por edhe brenda jush. Kjo është një ditë e shkëlqyer gjatë së cilës ndiheni të fortë, keni dëshirë për të eksploruar dhe udhëtuar. Mundohuni që të zgjoni sa më shumë të mundeni dëshirën për tu shoqëruar me njerëz të rinj.
Peshorja
Parashikohet një ditë jo shumë pozitive, ku duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj njerëzve që ju rrethojnë, të cilëve nuk duhet t’iu zini besë. Mund të ketë ngadalësime dhe vonesa në atë që bëni. Probleme paraqiten edhe në dashuri, por mundohuni të mos bëni diskutime të kota.
Akrepi
Do të jetë një ditë neutrale sa i takon punës, ndërsa për ndjenjat ka ende konfuzion. Pëlqeni gjërat bardhë ose zi, dhe jo mjegullnajën, pasi doni që të shihni qartë çdo gjë. Nëse gjatë kësaj të mërkure nuk është atmosferë nga më të mirat, bëni durim, pasi fundjava do i përmirësojë gjërat.