Dashi
Parashikohet një ditë mjaft pozitive në saj të ndikimit të Hënës. Do të ndiheni të mbushur me energji dhe me humor të mirë. Gjatë kësaj dite, priten të reja pozitive në çdo fushë.
Demi
Ju pret një ditë e vështirë dhe e rëndë, shoqëruar me probleme si në punë edhe në jetën në çift. Situata do të përmirësohet vetëm pas disa ditësh, ndaj bëni durim. Shmangni diskutimet dhe mundohuni të relaksoheni.
Binjakët
Edhe pse përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive dhe shumë më mirë në raport me të kaluarat, do të përjetoni stres dhe nervozizëm të fortë. Mundohuni që të jeni më pak të tendosur dhe të gjeni mënyrën për tu relaksuar si dhe të mos ju përgjigjeni provokimeve. Me gjasë kjo ditë do ju gjejë shumë të ngarkuar dhe kjo gjë ju shkakton ankth.
Gaforrja
Gjatë kësaj të mërkure do të jeni të përfshirë nga melankolia dhe dyshimet. Keni dëshirë për të ndryshuar diçka në jetën tuaj dhe të largoni gjithçka ju rëndon. Po ashtu, ka ardhur momenti që të rishihni disa projekte dhe të bëni zgjedhjet e vonuara.