Horoskopi për ditën e mërkurë, 17 tetor 2018!

Horoskopi

Shigjetari

Duhet të punoni fuqishëm për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Mundohuni të jeni më të sigurtë në vete dhe fokusohuni në prioritetet që keni. Nisja e një historie të re dashurie, mund të çojë në ndërmarrjen e një rrugëtimi interesant.

Bricjapi

Në dashuri parashikohen mundësi të mira, sidomos nëse jeni në kërkim të një stabiliteti që të zgjasë. Duhet të guxoni dhe të hidhni hapin e parë, pasi nuk përjashtohen zhvillimet interesante. Vlerësoni më shumë kohën e kaluar bashkë, në mënyrë që të arrini të planifikoni arratisje romantike dhe aktivitete të reja në çift.

Ujori

Këshillohet që të ndiqni instinktin tuaj. Para jush hapet një qiell mjaft i favorshëm i cili do ju mbushë me kurajo dhe forcë. Çuarja përpara e ideve të reja, do ju mundësojë realizimin e projekteve të mëdha.

Peshqit

Do të jeni shumë të tensionuar gjatë kësaj dite, ndoshta për shkak të ndonjë tensioni ose keqkuptime me familjen ose partnerin/en. Puna po ecën më së miri dhe marrëveshjet e reja do të jenë mjaft të favorshme.