Horoskopi për ditën e mërkurë, 17 tetor 2018!

Horoskopi

Luani

Do të jeni në kërkim të stimujve të rinj ku të kapeni, sidomos tashmë që ndiheni të kënaqur nga lidhja juaj apo nga puna. Parashikohet një mbrëmje mjaft relaksuese dhe plot shkëndija në dashuri.

Virgjëresha

Ka disa keqkuptime të cilat duhet ti mbani nën kontroll. Duhet të jeni të gatshëm që në fushën e ndjenjave të bëni një hap përpara, sidomos nëse së fundmi keni përjetuar zhgënjime.

Peshorja

Shmangni tepritë, sidomos nga pikëpamja e sforcimeve fizike. Jeni përfshirë në angazhime shumë të lodhshme të cilat mund të çekuilibrojnë ditën tuaj. Në dashuri, regjistrohen momente interesante, por duhet të jeni të gatshëm që të kënaqni edhe disa nevoja të partnerit/es tuaj.

Akrepi

Ky është momenti më i mirë për të menduar më shumë për veten dhe pretendimet tuaja. Dashuria do të marrë vëmendjen tuaj kryesore dhe rigjetja e harmonisë në çift do ju lejojë që të vlerësoni më mirë kapacitetin tuaj.