Horoskopi për ditën e mërkurë, 16 janar 2019!

Horoskopi

Shigjetari

Hëna do i shqetësojë jo pak të lindurit e kësaj shenje, për shkak të ndikimit të kundërt të saj. Megjithatë duhet të rrini të qetë, pasi është situatë kalimtare. Ky muaj parashikon mundësi të mëdha sa i takon ndjenjave, ndaj çdo ditë është një mundësi e artë.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do mund të zgjidhni një problem që ju ka munduar prej kohës. Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm sa i takon çështjeve personale dhe atyre profesionale. Sa i takon emocioneve, parashikohen mundësi të mëdha për të ardhmen.

Ujori

Kjo e mërkurë është nën ritmet e duhura për të lindurit e kësaj shenje. Mundohuni që ta merrni çdo situatë me qetësi! E keni më të vështirë që të menaxhoni anën emocionale tuajën, ndaj mundohuni të mbani situatën nën kontroll.

Peshqit

Dashuria për të lindurit e kësaj shenje pritet të jepet pa limit! Por kur ekzagjerohet, mund të kthehet kundër. Kjo e mërkurë parashikon jo pak shqetësime sa i takon dashurisë dhe ndjenjave.