Horoskopi për ditën e mërkurë, 16 janar 2019!

Horoskopi

Luani

Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë mjaft pozitive, ku do të kenë një dëshirë të madhe për të dalë nga një sërë vështirësish. Parashikohet që të ketë një vonesë apo mungesë vendosmërie, por asgjë më shumë. Kjo e enjte favorizon fushën e ndjenjave, ku do të rigjeni emocionet e humbura gjatë ditëve të fundit.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenjë, nuk janë totalisht të bindur lidhur me atë që po përjetojnë në dashuri. Janë të ndarë në dy grupe, ata që kanë një dashuri dhe nuk arrijnë që ta jetojnë siç duhet dhe ata që nuk kanë një ndjenjë të konsoliduar. Ballafaqimi me problemet gjatë kësaj dite, mund të jetë me rrezik, ndaj mendohuni mirë para se të hidhni çdo hap.

Peshorja

Nëse keni pësuar një zhgënjim në dashuri, ky është momenti për të reflektuar dhe për të lënë pas gjithçka, shkruan noa.al. Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e rëndësishme, për të kuptuar drejtimin se nga ju çon zemra.

Akrepi

Nuk do të jeni në formë perfekte gjatë kësaj dite, madje do të demonstroni nervozizëm. Personat që ju rrethojnë, mund të mendojnë se nuk jeni mirë, pasi gjatë kësaj dite do të acaroheni shumë shpejt dhe nuk do të pranoni kritika. Jeni në një fazë rebelimi, ndaj bëni kujdes.