DASHI21. mars – 20. prill
Jeta juaj ne çift nuk ka për te qene shume e qëndrueshme sot kështu qe kujdes me çdo fjale apo veprim nëse nuk doni te keni tronditje fatale. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës, por nuk do kenë mundësi te realizojnë lidhjet e shume ëndërruara. Ne planin financiar do jete Plutoni ai qe do ndikoje me se shumti dhe do ua beje jetën te jashtëzakonshme.
DEMI21. prill – 21. maj
Beni kujdes mos e tradhtoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse lidhjes tuaj afatgjate do i vije fundi menjëherë. Mos mendoni kurrë se një person tjetër mund t’iu beje me te lumtur se ai me te cilin keni kohe. Beqaret do i joshin te gjithë ata qe do ju duken interesante dhe pas dikujt do fiksohen me shume. Edhe ai do ketë simpati për ta. Buxhetin do e mbani gjate gjithë kohës nen kontroll.
BINJAKET22. maj – 21. qershor
Mos kërkoni nga partneri gjera ekstravagante sot dhe nga ana tjetër mos mendoni se ai duhet ta kaloje çdo çast me ju,. Puna, gamilja dhe shoqëria gjithashtu duan kohen e tyre. Beqaret do kenë një dite normale. Nuk do e gjejnë dashurinë e madhe, por as nuk do mërziten sepse miqtë nuk do i lënë vetëm asnjë çast. Menaxhimit te financave do i kushtoni me tepër rëndësi dhe gjendja do jete e stabilizuar.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Dite e mbushur me gëzim dhe lumturi do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. As vete nuk e kishit menduar se gjerat mund t’iu ecnin ne këtë mënyrë. Beqaret do preferojnë edhe për pak kohe te qëndrojnë me te njëjtin status sepse e adhurojnë lirinë dhe pavarësinë qe kane. Shpenzimet mundohuni t’i kryeni me kujdes ne mënyrë qe te mos keni asnjë tronditje.
LUANI23. korrik – 22. gusht
Pozicionimi i yjeve do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ato do e favorizojnë ne çdo moment jetën ne çift. Do dashuroheni pa dorashka dhe do kaloni momente fantastike. Beqaret nuk duhet te rrezikojnë te humbasin disa miq vetëm për te bere për vete dike. Te ardhurat do kenë me shume përmirësime nga sa ju e kishit menduar ndonjëherë. Përfitoni për te bere investime.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Sot jeta juaj ne çift do kaloje momente te veçanta. Do jeni me te hapur me njeri-tjetrin dhe çdo gjë qe do bëni do jete për te mirën e te dyve. Te gjithë do e adhurojnë marrëdhënien qe keni krijuar. Beqaret, sado qe ta kërkojnë princin e tyre te kaltër nuk do mund ta gjejnë dot atë. Dielli nuk do jete i favorshëm për financat, prandaj gjendja do jete disi me delikate se disa dite me pare.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Për pjesën me te madhe te çifteve dita ka për te qene e begate dhe harmonike sot. Do kuptoheni edhe vetëm me shikime dhe do i buzëqeshni ne çdo moment njeri-tjetrit. Beqaret me shume gjase do e gjejnë personin ideal atje ku nuk e kane menduar kurrë. Le ti bëjnë sytë katër gjate gjithë kohës. Sektori i financave do ketë përmirësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Dite e kënaqshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Te gjitha përpjekjet qe keni bere kohet e fundit për te zgjidhur edhe disa pengje te se shkuarës, do japin rezultate te shkëlqyera. Beqaret do joshen tej mase nga dikush dhe do ndihen gati për te marre vendime. Gjendja financiare do konsolidohet goxha kështu qe mund t’i shlyeni njëherë mire borxhet qe keni marre.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Sot duhet te shmangni çdo debat me atë qe keni ne krah dhe duhet te mendoni me tepër për te ardhmen. Beni here pas here edhe ndonjë tolerim te vogël pasi vetëm kështu do e keni situatën nen kontroll. Beqaret do dashurohen koke e këmbë pas dikujt dhe do fillojnë menjëherë një lidhje pasionante. Për financat do përkujdeseni ne pafundësi dhe situata ka për te qene e shkëlqyer.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Dite e qete dhe pa asnjë problem ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i keni idetë dhe mendimet te qarta dhe do i hidhni me bindje te gjitha hapat. Beqaret do kenë një dite te këndshme. Ata do jene ne humor dhe mund te fillojnë edhe aventura kalimtare, por tejet emocionuese. Ne planin financiar do i keni te gjitha mundësitë për ta konsoliduar situatën.
UJORI21. janar – 19. shkurt
Nuk do e pëlqeni aspak rutinën qe do mbizotërojë ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do mundoheni me çdo mënyrë ta ndryshoni atë sa me pare. Flisni hapur edhe me partnerin dhe hidhini hapat se bashku. Beqaret nuk do e mbajnë shpresën tek miqtë, por do e kërkojnë vete princin e kaltër. Disa edhe mund ta gjejnë. Ne planin financiar, sido qe te jete situata, nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Sot do flisni me seriozisht me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe ju kane dale kohet e fundi. Ne mbrëmje do jeni me te qete. Beqaret do enden sa ne një vend ne tjetrin dhe serish do jene te pafat ne dashuri. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën pasi po hodhët hapa te gabuara keni për te pasur probleme serioze edhe me vone.