Horoskopi për ditën e mërkurë, 07 gusht 2019

Horoskopi

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Hëna do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj, gjë që mund t’iu krijojë jo pak shqetësime. Nga ana tjetër ndjenjat do të jenë mjaft të favorizuara.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Kjo e martë do të ndjejë nevojën për të kapërcyer ndonjë shqetësim fizik dhe për tu relaksuar në praninë e një njeriu të afërt. Mos mendoni vetëm për punën, pasi nuk bëni asgjë tjetër, veçse shtoni stresin.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Mos e lejoni veten që të qëndroni me persona që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë! Jini përzgjedhës. Një njohje e këtyre ditëve do të çojë drejt një ndryshimi të ndjeshëm. Nëse në vendin e punës po përballeni me një bllokim, vjeshta do ju dhurojë diçka më shumë.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Kjo ditë do të jetë mjaft konfuze, ndaj bëni mirë që të mos reagoni dhe ta lini që të kalojë. Në dashuri, tensionet do të jenë të shumta.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Do e keni të lehtë që gjatë kësaj dite të thoni fjalën tuaj. Me Venusin, Marsin dhe Diellin në shenjë, nuk do të ketë asgjë që t’iu ndalojë. Në dashuri, bëni mirë që të qëndroni të përulur, pasi tensionet nuk do të mungojnë.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Kjo e martë nënvizon domosdoshmërinë për të rregulluar disa raporte. Ndërkohë ditët në vijim, do të jenë ideale për të folur për dashurinë.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Do të ndiheni në konflikt me ambientin përreth, pasi keni nevojë për më shumë harmoni kryesisht në sferën sentimentale. Lidhjet miqësore dhe sentimentale, kanë humbur ekuilibrin për të cilin keni nevojë. Me pak fjalë, kjo është një periudhë tranzitore.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Në vendin e punës nuk do të mungojnë tensionet, të cilat do të reflektohen edhe në dashuri. Me pak fjalë, ky fillim gushti nuk është nga më të mirët. Bëni mirë që të shmangni zënkat, edhe pse mund të jeni mërzitur me dikë.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Nëse në raportin sentimental jeni përballur me probleme, do të lindin telashe të tjera. Megjithatë do të gjeni kohën për të reflektuar dhe për të gjetur më shumë hapësirë për veten.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Nuk jeni në gjendjen më të mirë fizike, por situata do të përmirësohet në ditët në vijim. Në dashuri jeni përballur me një periudhë lodhjeje dhe ndiheni të pafuqishëm. Për një rinisje pozitive, duhet të prisni gjysmën e dytë të gushtit.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Ka diçka që nuk shkon, ose jeni vonë lidhur me disa afate. Jeni të shqetësuar, madje aspak tolerant. Bëni kujdes ndaj miqësive të reja, pasi rrezikojnë që të mos jenë të duhurat.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Keni shumë dëshirë që të rriteni profesionalisht ose të bëni diçka më shumë. Duhet kujdes, pasi nuk mund të shkoni kundër të gjithëve. Shumë shpejt, do të gjeni pika të reja referimi. Situata sentimentale do të vijë duke u qartësuar.