Shigjetari
Ndjeni nevojën për emocione të reja të forta. Për këtë arsye, ndonjë lidhje e cila po bëhet e mërzitshme është në rrezik. Nëse dashuroheni lehtësisht, po aq lehtësisht dilni prej saj.
Bricjapi
Ky është momenti i duhur për të marrë vendime dhe për të bërë qartësi. Saturni ju ndihmon për të çuar përpara vendimet që merrni. Pavarësisht se ju nuk harroni kurrë asnjë, mendoni gjithmonë për gjithçka. Ndoshta ka ardhur momenti që të lini mënjanë gjithë çfarë ju bën të vuani.
Ujori
Gjatë kësaj periudhe ndiheni shumë të lodhur. Mund të jeni konfuz dhe të mos dini nëse ajo që po bëni është gjëja e duhur ose jo. Megjithatë duhet të mbani parasysh se në fund të muajit ka disa gjëra që duhen paguar, dhe se me llogaritë e bëra do të dilni me leverdi.
Peshqit
Kjo e martë është ndër ditët më të mira dhe kjo gjë vlen si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Në dashuri do të ndiheni disi të shkëputur, ndaj bëni kujdes me keqkuptimet. Mos i përballoni në mënyrë të drejtpërdrejtë kritikat në vendin e punës ose në raport me të tjerët.