Horoskopi për ditën e martë, 9 prill 2019!

Horoskopi

Luani

Nisin tre ditë verifikimesh, ku nga e marta në të enjte, mund të shihni qartë nëse nismat që keni ndërmarrë janë të realizueshme apo jo. Duhet të analizoni mirë situatën ekonomike për çdo gjë. Mundohuni që të jeni më pak kontradiktor, pasi shpesh duket sikur jeni ju që i provokoni tensionet.

Virgjëresha

Bëni kujdes sa i takon ndjenjave, pasi dashuria nuk është shumë e favorizuar. Do të jeni të pushtuar nga melankolia dhe reflektimi i tepërt mund të ketë ndikim negativ në raportin në çift. Mundohuni që të udhëhiqeni nga instinkti dhe shfaqeni veten ashtu siç jeni në raport me të tjerët.

Peshorja

Në këtë moment keni nevojë të shkëputeni dhe relaksoheni. Jeni të mbingarkuar nga përgjegjësitë dhe si të mos mjaftonte, ndjeni edhe peshën e të tjerëve mbi vete.

Akrepi

Gjatë kësaj periudhe jeni tejet emocional, sidomos sa i takon jetës në çift. Kush ka arritur që të kalojë një periudhë krize, tashmë do të jetë i shqetësuar për paratë dhe projektet. Ndërsa kush ka përjetuar një ndarje, po përjeton një periudhë vuajtje. Këshillohet që ta lini pas të shkuarën, në mënyrë që të jetoni më mirë të ardhmen.