Dashi
Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje të reja. Nëse ajo që keni nuk ju pëlqen dhe nuk ju kënaq, ka ardhur koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Kapni fluturimthi çdo mundësi, edhe nëse bëhet fjalë për kontrata me kohë te pjesshme apo të plotë.
Demi
Parashikohet një e martë e mirë sa i takon dashurisë dhe ndjenjave. Historitë e lindura prej pak kohësh, mund të japin frute shumë të mira. Do të ndiheni të vlerësuar dhe po ashtu të vlerësuara do të jenë edhe raportet ndërpersonale. E keni lënë pas shpine periudhën negative, ku më në fund do mund të relaksoheni dhe të shijoni historinë tuaj të dashurisë, duke menduar edhe për diçka më serioze që do kërkojë përkushtimin tuaj.
Binjakët
Do të jetë një ditë më e mirë në raport me ato që keni lënë pas, ku keni qenë nervoz dhe të tensionuar. Por sërish nervozizmi do të jetë i pranishëm. Kjo gjë mund të shkaktojë përkeqësim humori dhe tolerancë të paktë në raportin në çift. Lëreni Hënën e pranishme në shenjë që t’iu udhëheqë dhe mundohuni që të rigjeni qetësinë dhe gjallërinë e munguar.
Gaforrja
Parashikohet një ditë pozitive dhe interesante edhe pse do të jetë e mbushur me angazhime të shumta. Puna do ju lodhë së tepërmi, për shkak të ndikimit të kundërt të Saturnit, ku do të lodheni jo pak për të arritur rezultatet e shpresuara, por më në fund do ia dilni. Mos kini frikë nga ndryshimet.