Dashi
Duhet të jeni luftarakë tej mase gjatë kësaj dite. Parashikohet një dinamizëm maksimal për të lindurit e kësaj shenje. Gjithashtu do të ketë rigjetje energjie në të gjithë sektorët.
Demi
Do të përjetoni një ditë mjaft të favorshme nën ndikimin pozitiv të yjeve. Në sferën profesionale duhet të vlerësoni me kujdes të gjitha mundësitë me të cilat përballeni. Ndërsa sa i takon ndjenjave parashikohet një përmirësim i ndjeshëm.
Binjakët
Do t’iu duhet të kujdeseni më shumë për financat tuaja gjatë kësaj dite, duke evituar çdo shpenzim të kotë. Përqendrohuni më shumë lidhur me menaxhimin e situatave profesionale.
Gaforrja
Do të vijoni të jeni nën ndikimin negativ të Saturnit, ndaj mundohuni që të shmangni çdo përplasje. Gjithashtu rrezikoni që të minoni qetësinë gjatë kësaj dite.