Horoskopi për ditën e martë, 8 dhjetor 2020

Horoskopi

Dashi

Pozicioni i Afërditës në një orbitë jo shumë komode për ju mund bëjë që në pasioni juaj të ketë një rënie të lehtë. Kujdes, siguria e tepruar në vetvete mund të rezultojë fatale.

Demi

Jeta në çift do të vazhdojë të jetë rutinë edhe nesër. Do qëndroni gjithë kohës në qetësi pa folur për projekte apo gjëra interesante me partnerin. Në planin financiar do mundoheni t’i zgjidhni vështirësitë, por nuk do ia dilni plotësisht.

Binjakët

Paqëndrueshmëria e situatave në përgjithësi ju nervozon dhe bën që edhe ju të jeni në dilemë për rrugën që duhet të zgjidhni ose qëndrimin që duhet të mbani për një çështje të caktuar.

Gaforrja

Edhe pse kuadri yjor nuk është shumë favorizues për ju, parashikimet janë nga më të mirat, pasi priten zhvillime të reja shumë pozitive. Keni kohë të zgjidhni strategjinë më të mirë për të vepruar.

Luani

Partneri do t’ju përkëdhelë gjithë kohës nesër dhe do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Çdo moment do të jetë i kënaqshëm dhe i mbushur me kënaqësi. Sektori i financave do të konsolidohet akoma më shumë kështu që mund të kryeni edhe investime të guximshme për një të ardhme më të mirë.

Virgjëresha

Kuadri yjor i të lindurve të kësaj shenje është i larmishëm dhe me Afërditën e Merkurin në harmoni të plotë, rritet ndjeshëm krijueshmëria juaj. Mundohuni të jeni paksa më racionalë.

Peshorja

Edhe për ju, pozicioni aktual i Venusit nuk është aspak i favorshëm, ndërkohë që “pesha” e Merkurit ju bën nervozë. Duhet një forcë e madhe karakteri për të mos e lënë veten të bini në melankoli.

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të “privilegjuarit” e zodiakut, pasi do te kenë mbi kokë një Afërditë që do t’i bëjë më pasionantë se kurrë, duke e bërë fundjavën më interesante.

Shigjetari

Tani duket se ju ka marrë në “dorëzim” Marsi dhe jo vetëm gjallëria, por edhe ritmet e ditës nesër do të jenë vërtet marramendëse. Një ide e juaja mund të jetë interesante, por duhet të thuhet.

Bricjapi

Afërdita pozitive në shenjë nesër jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë që fundjava të jetë mjaft interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të tjerët.

Ujori

Edhe pse në përgjithësi është një fundjavë e mirë, suksesi i juaj i deritanishëm në planin ekonomik mund të pësojë një rënie të lehtë. Ndoshta ngaqë nuk jeni shumë të përqëndruar.

Peshqit

Duket se nesër vetëm Afërdita do të jetë ylli juaj i mirë, pasi në përgjithësi yjet e tjerë do të jenë paksa “të ftohtë” për ju. Kërkoni të bëni gjithçka vetë dhe harroni se keni edhe miq që mund t’ju ndihmojnë.