Luani
Më në fund do mund të korrni frytet e punës tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të arrini një pozicion të ri të rëndësishëm. Sa i takon dashurisë, duhet të jeni gati që të përballeni me ndonjë të papritur të vogël.
Virgjëresha
Nëse keni probleme në vendin e punës, duhet të flisni hapur dhe të zhdukni çdo dyshim. Këshillohet që të jeni më luftarak, sidomos nëse bëhet fjalë për të mbrojtur nismat tuaja. Takimet janë mjaft të favorizuara.
Peshorja
Është një ditë e cila do ju gjejë shumë të dyjëzuar dhe për këtë arsye duhet të shmangni përfshirjen në debate që nuk ju përkasin. Ka disa tensione të cilat duhen sheshuar me patjetër, pasi në të kundërt gjithë ankthin do e shfryni në familje dhe dashuri.
Akrepi
Të gjitha shqetësimet tuaja, e kanë origjinën në vendin e punës dhe kërkojnë më shumë përgjegjësi prej jush. Megjithatë kjo e martë këshillon që të mos lini pas dore dashurinë dhe ndjenjat, pasi parashikohen zhvillime të papritura.