Horoskopi për ditën e martë, 30 tetor 2018!

Horoskopi

hr 30
Dashi

Mund të merrni disa bonuse dhe avantazhe të papritura, të cilat gjithsesi do ju lejojnë që të përmirësoni rezultatet në punë. Ky është momenti më i mirë për të mbajtur impulsivitetin nën kontroll në sferën e dashurisë.

Demi

Duhet të ndiqni më shumë këshillat e vlefshme të bashkëpunëtorëve dhe të afërmve tuaj, pasi së fundmi keni qenë shumë kokëfortë në marrjen e vendimeve në vendin e punës. Kjo e martë është ideale për të reflektuar. Takimet e mbrëmjes janë mjaft të favorshme.

Binjakët

Në dashuri mos u tregoni shumë të paduruar, pasi ankthi i së kaluarës mund të bëjë që të nxirrni konkluzione të nxituara në raport me partnerin/en tuaj. Në vendin e punës parashikohen mundësi shumë të mira për të çuar përpara propozime të reja.

Gaforrja

Nëse gjatë javëve të fundit e keni ndjerë veten të lënë pas dore në dashuri, ky është momenti ideal për të marrë vëmendjen që keni pritur. Parashikohet të jetë një e martë shumë intriguese dhe e pasur me të reja të rëndësishme lidhur me një histori në të cilën jeni përfshirë prej pak kohësh.