Shigjetari
Me ndihmën e Venusit, më në fund do të trokasë lumturia edhe për ju. Ky është momenti i duhur për ti treguar ndjenjat njeriut tuaj të zemrës. Parashikohen emocione të reja për gjithë ata që janë vetëm, ndërsa një miqësi mund të kthehet në diçka më jetëgjatë. Në punë, tregoni se dini të jeni të pavarur dhe kjo gjë do të vlerësohet.
Bricjapi
Mundohuni që të mos bëni gabime për të cilat mund të pendoheni! Tregojini njeriut tuaj të zemrës se sa shumë e doni dhe jo vetëm me fjalë. Ata që janë vetëm do të jenë mjaft tërheqës, duke bërë për vete shumë njerëz. Në punë, është momenti për të përveshur mëngët dhe për të treguar se sa vleni.
Ujori
Në raportin në çift disa re vërtiten në qiell, gjë që do të reflektohet në jetën private. Do të kepni vështirësi në të kuptuarit me të tjerët. Për ata që janë vetëm parashikohet një mbrëmje e këndshme, me njerëz që vërtetë i vlerësoni. Dita do të nisë e mbarë sa i takon punës. Bëni durim, me eprorët dhe do merrni rezultatet e shpresuara.
Peshqit
Më në fund gjatë kësaj dite do e lini veten të lirë, duke ndjekur zemrën dhe ndjenjat. Ata që janë vetëm, duhet të shfrytëzojnë më mirë fantazinë, duke organizuar një mbrëmje të paharrueshme. Sa i takon punës parashikohen disa vështirësi, të cilat kanë nevojë për sqarim, para se situata të degradojë.