Shigjetari
Ka ardhur momenti që të vendosni nëse lidhja në të cilën jeni të përfshirë, meriton të vazhdojë. Shikoni mirë në zemrën tuaj! Ata që janë vetëm do të jenë të mbushur me kërkesa, por nuk duhet të bien ndaj çdo tundimi. Në punë do të keni shumë avantazhe dhe do të përfshiheni në një projekt shumë interesant.
Bricjapi
Nëse keni përjetuar një ndarje dhe po nisni një lidhje të re, tregohuni të matur, në mënyrë që të mos vuani sërish. Para se të besoni verbërisht, prisni pak. Ata që janë vetëm, mund të gjejnë ngushëllim tek një njohje e re. Në punë, jeni në pritje të një përgjigje që nuk po vjen dhe kjo gjë ju mundon.
Ujori
Mos iu besoni shumë njerëzve të cilët nuk iu respektojnë dhe nuk mbajnë fjalën. Edhe në dashuri duhet të kërkoni që t’iu respektojnë dhe t’iu marrin në konsideratë. Nëse jeni vetëm, e ardhmja varet vetëm nga ju. Në punë do të keni mundësi të shumta suksesi, por duhet të rrethoheni vetëm nga njerëz të besuar.
Peshqit
Parashikohet një e martë dinamike dhe interesante, ku Venusi do të ketë ndikim pozitiv në dashuri. Do të keni në dispozicion çdo mjet që dëshironi. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta për të organizuar një moment intimiteti për të bërë për vete një person. Besojini intuitës tuaj në punë dhe në këtë mënyrë do të bëni projekte të shkëlqyera.