Dashi
Mos lejoni që t’iu vënë përpara situatat! Vetëm nëse do të ruani kthjelltësinë e duhur, do arrini që t’ia dilni. Mund të ketë diskutime të forta në çift, por mundohuni që të jeni sa më fleksibël. Ata që janë vetëm, do të jenë të detyruar të ndërpresin një njohje të nisur prej pak kohësh, e cila ka marrë rrjedhën e gabuar. Sa i takon punës, gjatë kësaj të marte nuk do të mungojë mundësia për të realizuar një projekt të cilin e keni përzemër.
Demi
Ka ardhur momenti që ti përkushtoheni ndjenjave dhe dashurisë. Detyrimet familjare ju thërrasin, ndaj mos i lini pas dore. Mundohuni që të rregulloni një situatë sa më shpejtë. Në punë, do të kaloni çdo situatë me buzëqeshje dhe shumë durim.
Binjakët
Takimet janë mjaft të favorshme për të lindurit e kësaj shenje dhe kjo është një ditë ku do të bini kollaj dakord me njerëzit që iu rrethojnë. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi për njohje të reja. Në punë, duhet të veproni me diplomaci për të kaluar çdo vështirësi me kolegët dhe për të rivendosur harmoninë.
Gaforrja
Shumë nga të lindurit e kësaj shenje mund të shfaqin ndjenja delikate ndaj njeriut të zemrës. Mos u dominoni nga këto ndjesi, pasi mund të komprometoni çdo gjë. Mundësi të shumta takimi, parashikohen për ata që janë vetëm. Në punë, duhet të përkushtoheni më shumë për të siguruar fitimet e dëshiruara.