Shigjetari
Nga pikëpamja sentimentale parashikohen zhvillime mjaft interesante, pasi gjatë muajve të fundit keni pësuar zhgënjime të mëdha, shkruan noa.al. Bëni kujdes ndaj ndonjë keqkuptimi në vendin e punës. Këshillohet që të mos jeni shumë kokëfortë.
Bricjapi
Duhet të tregoheni më të zgjuar dhe më të matur lidhur me bashkëpunëtorët tuaj, sidomos nëse ata do të shfaqen shumë kokëfortë dhe aspak tolerantë. Në këtë moment është e rëndësishme që të jeni të përqendruar maksimalisht, në mënyrë që të arrini zgjidhje interesante të cilat do ju lejojnë arritjen e objektivave tuaja.
Ujori
Parashikohet një javë mjaft e ngjeshur dhe impenjative, sa i takon sferës profesionale. Këshillohet që të jeni më kurajoz dhe intuitiv dhe kjo gjë do ju bëjë të pazëvendësueshëm në realizimin e një projekti të ri.
Peshqit
Do të shfaqni një sjellje mjaft pozitive, sa i takon sferës së ndjenjave dhe kjo gjë edhe në sajë të rigjetjes së bashkëpunimit me partnerin/en. Gjatë javëve të fundit e keni lënë familjen pas dore, ndaj ka ardhur momenti që të rikuperoni.