Shigjetari
Nuk parashikohet një ditë në nivelin e duhur, sidomos sa i takon anës fizike. Mos u sforconi dhe mundohuni që të shtyni gjithçka sa më gjatë. Duke nisur nga e mërkura gjërat do të vijnë duke u përmirësuar, bëni durim.
Bricjapi
Dita do të jetë disi nën ritëm, sidomos nëse insistoni se doni të vazhdoni me situata që nuk ju përshtaten. Gjërat mund të shkojnë shumë më mirë, nëse do shikoni përreth. E marta do të jetë mjaft e favorshme për takimet, marrëveshjet dhe kontratat.
Ujori
Përfitoni nga kjo ditë e mbushur me energji për të bërë propozime dhe për të çuar përpara projekte të rëndësishme, shkruan noa.al. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet!
Peshqit
Më në fund keni lënë pas shpine problemet e së kaluarës sidomos në dashuri, ku nuk duhet të lini t’iu shpëtojë asnjë rast. Do të jeni të mbushur me energji, ndaj mundohuni që ta shfrytëzoni sa më mirë. Në nivelin ekonomik, duhet të tregoheni më të kujdesshëm.