Luani
Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur dhe ndoshta disa vendime duhen riparë. Ndiheni sikur jeni duke luftuar kundër të gjithëve, por nervozizmin ua shkakton Marsi. Megjithatë me vendosmëri dhe në sajë të ndikimit të Uranit, do arrini ta mbyllni ditën pozitivisht.
Virgjëresha
Ju pret një ditë e shkëlqyer, ku yjet janë në anën tuaj. Edhe Urani ju mbështet, ndaj mund të vazhdoni pa frikë çfarë keni ndërmend. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që të zgjidhni problemet e së kaluarës.
Peshorja
Kjo është një e martë e cila do të jetë nën ndikimin e favorshëm të yjeve. Ky është momenti i duhur për të bërë projekte të reja dhe plane të vlefshme. Megjithatë duhet të mbani parasysh se dështimi nuk varët vetëm nga yjet, por kryesisht nga përkushtimi juaj.
Akrepi
Kjo ditë do të jetë më e mirë se e hëna, por është momenti për të diskutuar disa vendime dhe për të bërë disa zgjedhje në dashuri. Gjeni kurajën e duhur dhe reflektoni më gjatë.