Dashi
Kjo e martë do të jetë shumë më e mirë në raport me javën e kaluar, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Por kjo do të jetë një ditë disi e lodhshme, ndoshta sepse keni ndërmend kaq shumë gjëra sa që nuk do arrini që ti realizoni dot. Ndoshta duhet të lini diçka mënjanë, për një moment të dytë.
Demi
Jeni të gatshëm për të ndryshuar jetën tuaj. Kjo e martë do të jetë vendimtare sa i takon sferës profesionale, ndërsa në atë sentimentale, po mundoheni që të kuptoni se cilat janë gjërat që kanë vërtetë rëndësi për ju. Mundohuni të kuptoni çfarë doni, pasi marsi është muaj i mbarë.
Binjakët
Kjo ditë do të jetë neutrale, disi nën ritmin e duhur në sferën sentimentale, ku do të lëvizni me kujdes dhe ankth nga frika se mos gaboni si më parë. Bëni kujdes lidhur me ndonjë sforcim fizik.
Gaforrja
Kjo ditë nuk do të jetë aspak e favorshme. Nuk do të ketë probleme të veçanta, sidomos në dashuri, por nuk do të ndjeni as atë rehatinë e të ndjerit të dashuruar dhe të përkëdhelur siç dhe ju pëlqeni. Duhet të përpiqeni pak më shumë.