Shigjetari
Kjo e martë do të jetë e ndarë në dy pjesë, mëngjesi do të nisë shumë mirë, ndërsa në mbrëmje mund të keni angazhime të papritura të cilat do ju lodhin më shumë nga sa e imagjinoni. Mundohuni që ta shfrytëzoni kohën sa më mirë.
Bricjapi
Me shumë gjasë do të gjendeni në një fazë tranziotore, ku do të ketë ndryshime të cilat do ju turbullojnë, shkruan noa.al. Mundohuni që të mos humbni busullën dhe të ruani qetësinë, duke shmangur debatet dhe konfliktet e drejtpërdrejta.
Ujori
Jeni shenja perfekte e rebelimit, ku ju pëlqen çdo gjë që është e lidhur me instinktin tuaj, por bëni kujdes, pasi nuk është e thënë që të keni gjithmonë të drejtë. Kjo vlen sidomos në dashuri, ku duhet të respektoni disa rregulla. Mundohuni që të kuptoni më mirë se çfarë doni, qartësohuni me veten dhe të tjerët. Ndoshta ka ardhur momenti që të ndryshoni diçka në jetën tuaj.
Peshqit
Parashikohet një ditë neutrale, ku do të përfshiheni nga nostalgjia e së kaluarës dhe dëshira për të bërë diçka që nuk keni mundur. Bëni mirë që të mos fiksoheni, pasi nuk mund ti ndryshoni gjërat. Përqendrohuni në të tashmen, në dashuri dhe punë, ku pritshmëritë do të jenë të mira.