Luani
Bëni mirë që gjatë kësaj dite të ruani ekuilibrat, madje më mirë mos bëni asgjë se sa të bëni dëme. Duke qenë se do të jeni shumë nervoz, mund të humbni shumë shpejtë qetësinë, por pasojat do të jenë të mëdha. Mundohuni të jeni të qetë, pasi që nga e mërkura situata do të përmirësohet.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do të ndjeheni të fortë dhe kjo gjë do ju lejojë që të çoni përpara kërkesat tuaja dhe të merrni përgjigje. Mundohuni të kënaqeni me pak, pasi në ditët në vijim Hëna do të jetë në shenjën tuaj për t’iu mbështetur.
Peshorja
Parashikohet një ditë jo shumë pozitive, gjatë së cilës do të ndiheni disi të stresuar, sidomos për sa i takon punës, ku ndiheni të nënvlerësuar dhe nuk arrini që të shprehni mirë, aftësitë tuaja. Tregohuni të durueshëm dhe mos ju përgjigjni provokimeve.
Akrepi
Ndiheni të lodhur! Kjo është një ditë aspak e favorshme sa i takon sferës profesionale. Mundohuni që të shmangni debatet me kolegët dhe eprorët, pasi nuk do të sjellin rezultatet e kërkuara. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi duhet të rikuperoni ende humbjet e kohëve të fundit. Në dashuri duhet të bëni kujdes, pasi vetëm fundi i muajit do të sjellë përmirësim.