Luani
Në këtë moment do të jeni mjaft të zhgënjyer nga sjellja e një prej bashkëpunëtorëve tuaj. Mundohuni që të favorizoni bashkëpunimet me kolegët, në mënyrë që të optimizoni kohën tuaj. Këshillohet që në dashuri të mos jeni shumë xheloz.
Virgjëresha
Parashikohet një ditë mjaft intensive, e cila kërkon që të forcohet pozicioni në vendin e punës. Ndërkohë do të përballeni me ndryshime vendimtare për karrierën tuaj. Në dashuri duhet të jeni të gatshëm që të pranoni edhe ndonjë kompromis.
Peshorja
Mos kini frikë që të dilni nga një zonë rehatie, pasi në këtë moment eksperiencat e reja do ju lejojnë të shihni në horizonte të reja dhe do të nisni të vlerësoni strategji të rëndësishme për arritjen e objektivave tuaja. Në dashuri duhet të jeni më kurajoz.
Akrepi
Do të dini të jeni tejet të gatshëm në raport me të tjerët dhe për këtë arsye shumë nga miqtë dhe bashkëpunëtorët tuaj do të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje. Nga pikëpamja profesionale do të jeni tejet intuitiv dhe idetë tuaja të shkëlqyera, do jo lejojnë që të mbyllni me sukses një çështje shumë të rëndësishme.